Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti kishte kanosur duke i drejtuar armën viktimën, transmeton Gazeta Metro.
Viktima ka tentuar që të largonte armën nga duart e të dyshuarit, me ç’rast arma kishte shkrepur.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në raportin e Policisë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.