Loading…

Tentim vrasje në mes të Prishtinës, Policia jep detaje për rastin

  • 30/12/2021 | 08:39

Tentim vrasje në mes të Prishtinës, Policia jep detaje për rastin

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje shtesë lidhur me një tentim vrasje që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Gjendja e viktimës është jashtë rrëzikut për jetë i cili ende është duke u trajtuar në QKUK, edhe të dyshuarit i është ofruar trajtimi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë dhe me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Këtu keni raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull  kosovar. Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë