Loading…

Tentim vrasje në Mitrovicë, shpëton njeriu që ishte cak

  • 02/05/2018 | 11:43

Tentim vrasje në Mitrovicë, shpëton njeriu që ishte cak

Në një rrugë afër ndërtesës së Komunës së Mitrovicës janë dëgjuar dy të shtëna me armë, mirëpo ato nuk kanë arritur cakun.


Njeriu që ishte cak i armës shpëtoi, pasi nuk e goditi asnjë nga plumbat, shkruan gazetametro.net.

Burime të Metros brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se para të shtënave ka pasur disa shkëmbime grushtash.

Ndërkaq, konfirmohet se për këtë rast është arrestuar një person si i dyshuar, ndërkohë që në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja.

Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Voca’ që gjendet afër tregut. Më saktësisht, tentimvrasja ka ndodhur në pjesën ku shiten dru për ngrohje.

Ndryshe, një tentimvrasje u regjistua edhe në Prishtinë, ku një person mori plagë dhe po trajtohet në QKUK./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë