Loading…

Tentim vrasje në Mushtisht: Pas fjalosjes, i dyshuari e qëllon në këmbë me armë një person

  • 04/07/2020 | 12:31

Tentim vrasje në Mushtisht: Pas fjalosjes, i dyshuari e qëllon në këmbë me armë një person

Gjatë ditës së djeshme në Mushtisht të Suharekës ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë, ku një person i dyshuar pas një fjalosje kishte gjuajtur me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte qëlluar në këmbë, shkruan Gazeta Metro. 


Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje rreth orës 23:40, i dyshuari mashkull kosovar pas një fjalosje kishte gjuajtur me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte qëlluar në këmbë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Fsh. Mushtisht, Suharekë 03.07.2020-23:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një fjalosje kishte gjuajtur me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte qëlluar në këmbë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë