Loading…

Tentim vrasje në Prishtinë

  • 24/11/2016 | 09:16

Tentim vrasje në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 22:45, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima L. Sh., mashkull, 28 vjeç, shtetas i Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Duke bërë kështu identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

Ka arrestuar mashkullin H. S., 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa lidhur me rastin në fjalë, ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë edhe një pistoletë Ekol special 99 (cal. 9mm) si dhe një karikator me tre fishekë.

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë