Një qytetarë ka marrë lëndime të rënda në Vushtrri, si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mes tre personave. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00, si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet dy palëve.
Këtë përleshje policia po e quan tentim vrasje, ngaqë janë përdorur armë të ftohta si: thikë dhe shkopinjë. E po ashtu është përdorur edhe armë zjarri.
Zahiti për gazetametro.net konfirmon ngjarjen dhe thotë se policia ka arrestuar dy prej personave të përfshirë në përleshje ndërsa i treti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas Zahitit në vend të ngjarjes,PK-ja, ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë, dy thika dhe disa shkopinjë./gazetametro.net