Loading…

Tentimi i dytë i Hashim Thaçit  

  • 11/11/2016 | 08:54

Tentimi i dytë i Hashim Thaçit  

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i kishte ftuar para disa dite të gjitha partitë politike për të diskutuar për reformën zgjedhore. Në këtë takim nuk shkuan përfaqësuesit e tri partive opozitare.

Në një takim të tillë presidenti i ka ftuar edhe sot për të dytën herë. Temë diskutimi ashtu edhe si herën e kaluar do të jetë reforma zgjedhore.

Por, si duket askush nga liderët opozitarë as kësaj here nuk do i shkojë në takim.

Për opozitën kjo thirrje konsiderohet jo e sinqertë dhe përfaqësuesit e saj kanë vendosur sërish të mos i përgjigjen.

Vetëvendosja, AAK dhe Nisma, kanë thënë se për reformën zgjedhore do të flasin atëherë kur do të caktohet data e zgjedhjeve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë