Një e mitur ka qenë cak i sulmit të një personit dje në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
E mitura në polici ka thënë se një i dyshuar i panjohur me veturë me targa vendore e ka kapur përdore dhe ka tentuar ta rrëmbejë.
Viktima ka arritur t’i shmanget pa lëndime.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti i policisë:
TENTIM RRËMBIMI
Prishtinë, 20.06.2021 ─ 22:00.  Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se një i dyshuar i pa njohur me një veturë me targa vendore e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta rrëmbej, mirëpo e njëjta ka arritur ti shmanget. Ankuesja nuk ka pasur lëndime. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /gazetametro.netÂ