Loading…

Tentoi ta dërgojë jashtë shtetit duke i marrë mbi 3000 euro: Paraburgim për burrin nga Gjilani

  • 29/10/2019 | 15:43

Tentoi ta dërgojë jashtë shtetit duke i marrë mbi 3000 euro: Paraburgim për burrin nga Gjilani

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit K. Sh i cili dyshohet për kontrabandë me migrantë, transmeton Gazeta Metro.


Ekziston dyshimi i bazuar se më 19.10.2019, i pandehuri me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare, ka organizuar transportimin në mënyrë ilegale të dëmtuarit R. O., për në shtetin e Belgjikës, nga i cili më pas do të merrte shumën prej 3.500 euro me të arritur në destinacionin e caktuar.

Pas veprimeve të zyrtarëve policorë, i pandehuri është arrestuar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘kontrabandimi me migrantë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë