Loading…

Tentoi ta kontrabandonte armën ajrore, Dogana e zbulon në Aeroportin e Prishtinës

  • 03/09/2026 | 08:52

Tentoi ta kontrabandonte armën ajrore, Dogana e zbulon në Aeroportin e Prishtinës

Një revole ajrore e padeklaruar është zbuluar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, gjatë kontrolleve të autoriteteve doganore, transmeton Gazeta Metro.


Rasti është evidentuar pasi udhëtari kishte zgjedhur kanalin e gjelbër, duke deklaruar se nuk kishte sende që duhej t’i nënshtroheshin deklarimit. Bagazhi i tij më pas është përzgjedhur për ekzaminim përmes skanerit.

Pamjet e pajisjes kanë ngritur dyshime te zyrtari doganor, i cili ka kërkuar kontroll të mëtejshëm. Gjatë kontrollit fizik është gjetur një revole ajrore e markës “FB Record”, e kalibrit .177.

“Nga imazhi i paraqitur në skaner, zyrtari doganor ka evidentuar dyshime lidhur me përmbajtjen e bagazhit, me ç’rast është kryer kontrolli fizik. Gjatë kontrollit është gjetur një revole ajrore “FB Record”, e kalibrit .177, një (1) copë, e cila ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini dhe rroba, me qëllim të fshehjes së saj”, thuhet në njoftim.

Sipas Doganës, arma ishte çmontuar dhe ishte mbështjellë me foli alumini dhe rroba, mënyrë kjo që dyshohet se është përdorur për ta fshehur atë dhe për të shmangur zbulimin gjatë kontrollit. Revolja është sekuestruar dhe më pas i është dorëzuar Policisë Kufitare në Aeroportin e Prishtinës për veprime të mëtejshme.

Ndaj udhëtarit pritet të ndërmerren procedurat administrative dhe ligjore të parapara për rastin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë