Loading…

Tentoi ta përdhunojë fqinjen e cila e thirri t’ia ndreqë çezmën

  • 08/11/2016 | 17:34

Tentoi ta përdhunojë fqinjen e cila e thirri t’ia ndreqë çezmën

Një banor i Manastirit është munduar ta përdhunojë fqinjen e tij 33-vjeçare, e cila ka kërkuar ndihmë nga ai.

Siç kumtoi MPB-ja, mbrëmë fqinja ka shkuar te B.N. të kërkojë ndihmë rreth instalimit të ujit. Kur ka hyrë në sallonin e shtëpisë së tij, ai fizikisht e ka sulmuar duke u munduar të kryejë veprime seksuale ndaj saj. Pasi e dëmtuara ka filluar të kundërshtot, ai ia ka shqyer rrobat e brendshme.

Nga MPB informojnë se për ngjarjen është njoftuar Prokurori publik. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër autorit do të parashtrohet padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “përdhunim”, kryerje të veprimeve tjera seksuale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë