Loading…

Tentoi t’i godasë me veturë, polici përdor armën për vetëmbrojtje

  • 02/06/2023 | 11:00

Tentoi t’i godasë me veturë, polici përdor armën për vetëmbrojtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një polic në shenjë vetëmbrojtje ka përdorur armën e zjarrit, pasi një person ka tentuar ta godasë me automjet atë, së bashku me disa zyrtarë policorë.


Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Gjilan, ku i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.

Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vazhdon të jetë në procedura hetimore.

Rasti në raportin e përditshëm të policisë është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Gjilan 01.06.2023-23:00. Njësiti policor duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit, ka tentuar t’i godasë me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policorë në vetëmbrojtje ka përdorur armën e zjarrit. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë