Loading…

Tentoi t’ia kalonte kufirin migrantit për 3500 euro, arrestohet kontrabanduesi

  • 21/10/2019 | 12:19

Tentoi t’ia kalonte kufirin migrantit për 3500 euro, arrestohet kontrabanduesi

Është arrestuar një person i dyshuar në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pasi që me vete në veturë kishte një pasagjer, të cilit në mënyrë të paligjshme tentoi t’ia kalojë kufirin, transmeton Gazeta Metro.


Policia kufitare ka njoftuar që pas ndalimit të tyre, u bë e ditur se personi i dyshuar i kishte premtuar pasagjerit që në mënyrë të kundërligjshme do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë.

Viktima ka rrëfyer se me të dyshuarin për atë udhëtim ishin marrë vesh që t’ia japë 3500 euro pasi që të arrijë në Belgjikë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia pasi me vete në veturë e kishte pasur pasagjerin, viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilët në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar se do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë. Sipas viktimës me të dyshuarin për atë udhëtim ishin marrë vesh që kur të arrijë në Belgjikë t’ia japë tremijë e pesëqind (3500) euro. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë