Loading…

Teodosije në Kishën e Arkanit, reagon Haradinaj: Sot u shkel dinjiteti i Republikës sonë, Qeveria dhe Komuna të reagojnë 

  • 10/06/2021 | 14:18

Teodosije në Kishën e Arkanit, reagon Haradinaj: Sot u shkel dinjiteti i Republikës sonë, Qeveria dhe Komuna të reagojnë 

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj liturgjisë ortodokse serbe të mbajtur gjatë ditës së sotme në Kishën që ndodhet në kampusin e Universitetin të Prishtinës.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se i respekton liritë fetare por liturgjia e mbajtur sot në një kishe të ndërtuar mbi idetë fashiste, është shkelje e dinjitetit të Kosovës.

“Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje që urgjentisht të reagojë qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. “Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë!”, është shprehur Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë