Izraeli ka respektuar armëpushimin e arritur nga SHBA dhe Irani (pavarësisht se teokracia nuk e respektoi që në fillim duke lansuar raketa të mërkurën) por kjo ujdi s’përfshinte edhe terroristët vasal të Iranit në Liban, grupin Hezbollah që u shënjestruan dhe dërrmuan rëndë edhe të mërkurën nga Izraeli, transmeton Gazeta Metro.
Derisa regjimi në Teheran po zhvillon propagandën duke tentuar të paraqitet si pala fituese në konflikt lëshimet e teokracisë e juntës ushtarake janë evidente. Një pre tyre shihet edhe çështja e Hezbollah në Liban.
Derisa agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim njoftoi se regjimi ka kërcënuar se do të braktisë armëpushimin por negociatorët e tyre tashmë janë nisur për në Pakistan në bisedime me SHBA’në.
Presidenti Amerikan Donald Trump ishte i prerë se armëpushimi nuk përfshinte edhe fushatën e Izraelit në Liban siç i tha medias amerikane PBS të mërkurën. Ka kush merret me ta ishte qëndrimi i liderit amerikan.
Izraeli ishte aktiv jo vetëm në fushë të betejës ku sistematikisht po shpërbën kapacitetet e Hezbollah deri në lumin Litani sipas ujdisë të armëpushimit paraprak që nuk u respektua asnjëherë por edhe në fushën e diplomacisë ku akuzoi hapur qeverinë libaneze për bashkëpunim me terroristët duke injoruar zotimet publike paraprake.
Lebanon’s president and prime minister have no shame in attacking Israel for doing what they should have done: striking Hezbollah.
After thousands of attacks on Israel from their territory, they offer no apology – and rather come with demands.
They did not disarm Hezbollah.…
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) April 8, 2026
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë goditur nga ajri mbi 100 caqe vetëm të mërkurën sipas njoftimit të tyre duke shënjestruar kapacitetet luftarake të terrristëve Hezbollah edhe në kryeqytetin libanez Bejrut./gazetametro.net
Video circulating online shows the aftermath of heavy Israeli airstrikes in Beirut, Lebanon. pic.twitter.com/iDSdMotDsy
— Trey Yingst (@TreyYingst) April 8, 2026