Loading…
Teori e re: Titanicu nuk është fundosur nga akullnaja
  • 14/04/2019 | 17:15

Teori e re: Titanicu nuk është fundosur nga akullnaja

Anija britanike e udhëtarëve Titanic është fundosur më 14 prill të vitit 1912, gjatë udhëtimit të saj të parë nga Sauthemptoni në New York, transmeton Gazeta Metro.

Në anijen e kapitenit Edëard John Smith, kanë qenë rreth 2.200 udhëtarë në çastin kur ajo është përplasur me akullnajën. Në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën mbi 1.500 njerëz.

Mirëpo, ky tregim nuk është real, thotë detari profesionist, i cili ka përvojë në lundrim në ujërat e Atlantikut verior – vendin ku është fundosur Titanicu.

Kapiteni L. M. Collins në vitin 2002 ka botuar librin “Mbytja e Titanicut, perpsektiva e pilotiti të akullt”, në të cilën ka propozuar tri arsye për të cilat nuk beson se Titanicun vërtet e ka fundosur akullnaja.

“Jam i bindur se pas të gjithave është e pamundur që anijen ta ketë goditur akullnaja. Në vend të kësaj, Titanicu është viktimë e shtresës së akullit. Akulli i Artktikut është akull shumëvjeçarë, shumë i fortë”, thotë ai.

“Anije të numërta janë fundosur në mënyrë të njëjtë, nga shpuarja e trupit. Nuk ka dëshmi të binshme se Titanicu ka goditur një akullnajë”.

Kapiteni Collins në detaje e ka përshkruar në libër se si rreth 10 minuta para mbytjes, dy marinarë kanë vërejtur diçka që e kanë menduar si mjegull në horizont, që shtrihej rreth 20 shkallë në të dy anët e anijes.

Collins thotë se ajo që kanë parë nuk ka qenë mjegull, por brezi i akullit.

Po ashtu, oficerët kanë paraqitur lartësi të ndryshme të akullnajës joekzistuese.

Kapiteni Collins beson se ky dallim në lartësi është pasojë e fenomenit optik, i cili është i njohur mirë për nautikët, kur deti i rrafshtë dhe të ftohtit ekstrem i shtrembërojnë objektet në afërsi të vijës së ujit, që i bën të duken shumë të lartë.

Fizika po ashtu thotë se Titanicu nuk ka goditur një akullnajë, thotë ai.

Ai ka shpjeguar diçka që është e njohur si efekti i Bernulit, sipas të cilit kjo është e pamundur.

Nëse anija ka lundruar me shpejtësi 11 metra, thotë ai, dhe ka goditur akullnajën për të cilën thuhet se është me madhësi të një hoteli, e tërë ana do të ishte e dëmtuar.

“Anija do të fundosej për disa minuta, e jo orë”, ka thënë ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë