Loading…

Tepihu i kuq dhe vajzat me lule në duar: Kështu u pritën futbollistët e Anglisë në Kosovë

  • 16/11/2019 | 21:49

Tepihu i kuq dhe vajzat me lule në duar: Kështu u pritën futbollistët e Anglisë në Kosovë

Kombëtarja e Anglisë para disa orëve ka mbërritur në Prishtinë, teksa kanë mbajtur edhe një konferencë për media, transmeton Gazeta Metro.


Në sheshet e rrugët e Prishtinës po vazhdon mikpritja e kosovarëve ndaj anglezëve, teksa një pritje i është organizuar edhe në aeroport.

Pas zbritjes së lojtarëve të Kombëtares së Anglisë, vajzat kosovare kanë pritur anglezët me buqetë të luleve në dorë.Gjithashtu, për futbollistët e stafin e ‘Tre Luanëve’ u shtrua edhe tepihu i kuq.

Në rrjetet sociale tashmë këto imazhe janë shëndrruar edhe në debat. Një pjesë e kosovarëve po mendojnë se kjo pritje nga këto vajza ishte e tepruar.

Ndryshe, ndeshja Kosovë-Angli zhvillohet nesër (e diel) me fillim prej orës 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./gazetaemtro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë