Loading…

Tërmet i fuqishëm në Itali, kjo është magnituda

  • 22/09/2022 | 20:04

Tërmet i fuqishëm në Itali, kjo është magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë me thellësi 10 kilometra është regjistruar pak më parë në Genova të Italisë.


Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, tërmeti ka një magnitudë 4.4 ballë dhe është regjistruar 2 kilometra në perëndim të Bargagli.

Shumë zyra dhe banesa janë braktisur dhe njerëzit kanë dalë në rrugë.

Mediat vendase shkruajnë se tërmeti është ndjerë shumë në katet e sipërme të ndërtesave dhe xhamat e dritareve janë dridhur.

Tërmeti trembi edhe turistët nga Portofino deri në Sestri Levante, sidomos ata që ndodheshin në hotelet në katet më të larta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë