Loading…

Tërmet në kripto valuta: Tronditja nga falimentimi i FTX godet bitcoin

  • 15/11/2022 | 16:31

Tërmet në kripto valuta: Tronditja nga falimentimi i FTX godet bitcoin

Pasojat nga tërmeti masiv në biznesin trilion dollarësh në kripto industrinë i javës së kaluar po vazhdon edhe këtë javë, transmeton Gazeta Metro.


Vlerat e valutave digjitale kanë rënë përsëri të hënën derisa kriza që ka përfshirë tregun gjatë fundjavës. Bitcoin, kriptovaluta më e madhe, ka rënë me 65 % këtë vit. Ajo po tregtohej me rreth 16500 $ të hënën sipas CoinDesk. Analistët besojnë se do të mund të binte në më pak se 10000 $.

Ether, e dyta kriptovalutë nuk po ia del aq më mirë. Po tregtohej me rreth 1230 $ të hënën, një rënie prej 20 % nga java e kaluar, sipas të dhënave të CoinDesk.

Kjo krizë erdhi si pasojë e rrëzimit të FTX brenda natës, një prej lojtarëve më të fuqishëm në këtë industri.

FTX ra pasi shfrytëzuesit e shërbimeve të tyre mësuan se kompanitë e kontrolluara nga Sam Bankman-Fried ishin me gjasë të përfshira në mashtrim që shkaktoi krizë likuiditeti. Bankman-Fried ra nga kontrolli i 15.6 miliardë dollarë vlerë neto në “mungesë totale të materialeve” mund të thuhet brenda natës, sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Tregtari më i madh i kripto-valutave Binance ishte tërhequr nga negociatat e blerjes së FTX disa ditë më parë dhe kreu i saj,

luhatje të mëdha për kriptoasetet ndërsa tregu po reagon ndaj ndryshimeve të mëdha siç ishte lajmi i tërheqjes së Binance nga blerja e FTX.

Kjo e fundit, bursa më e madhe në botë e aseteve dixhitale, njoftoi se kishte rënë dakord për blerjen e FTX, kompanisë së themeluar prej Sam Bankman-Fried e cila pak ditë më parë shikoi 6 miliardë dollarë të tërhiqen nga bursa brenda 24 orëve.

Changpeng Zhao që udhëheq Binance të hënën nga Indonezia tha se java e kaluar në tregun e kriptovalutave mund se ka paralele me krizën financiare globale të 2008’së.

Ky episod ka nxitur rregullatorët shtetëror të përmendin rregullimin e biznesit dhe të shtojnë kontrollin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë