Loading…

Tërmeti i 26 nëntorit, shembi ‘kombin kosovar’

  • Nga

  • ISLAM LAUKA

  • 28/11/2019 | 20:49

Tërmeti i 26 nëntorit, shembi ‘kombin kosovar’

Vetë shembjes së shtëpive, pallateve dhe objekteve social-kulturore, tërmeti i 26 nëntorit shembi edhe ngrehinën e rreme të “kombit kosovar”. Tragjedia e shkaktuar nga kjo fatkeqësi natyrore, me mbi 40 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë, u perceptua si tragjedi edhe për shqiptarët e Kosovës. Goditja e tërmetit në Durrës e Tiranë u perceptua si goditje edhe e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Gjilanit e Mitrovicës. Dora e shtrirë për ndihmë në zonën e tërmetit gjeti dorën e zgjatur me ndihma vëllazërore të shqiptarëve të Kosovës.


Shkruan Islam Lauka

Nuk ishin vetëm institucionet e Kosovës qe iu gjetën pranë vëllezërve të një gjaku në Shqipëri, me dërgimin e trupave speciale të FSK-së, të ekspertëve të vlerësimit, të zjarrfikësve dhe akordimin e ndihmës financiare. Ishte një popull i tërë që u ngrit në këmbë, duke u vetorganizuar për dërgimin e ndihmave, përfshirë veshmbathje, ushqime, tenda, batanije, barna dhe të holla. Shumë qytetarë të Kosovës dolën vullnetarë për të ndihmuar drejtpërdrejt në zonën e tërmetit, sidomos mjekë dhe infermierë. Shumë familje hapën dyert e shtëpive të tyre për strehimin e njerëzve në nevojë. Unë vet jam dëshmitar i këtij mobilizimi, uniteti e solidariteti kombëtar të pashoq.

Shumë studentë të mi më kontaktuan nëpërmjet rrejteve sociale dhe më njoftuan se janë gati të vënë në dispozicion shtëpitë e tyre për familjet e prekura nga tërmeti, duke më lënë për ëdo rast, edhe numrat e tyre të telefonit. Këtë e kanë bërë këto ditë edhe njerëz krejtësisht të zakonshëm, me të cilët jam takuar rastësisht në rrugët e Prishtinës. Unë nuk do ta harroj kurrë Xhuljetën nga Peja, gruan e sëmurë me kancer, që telefonoi në një emision televiziv këtu në Prishtinë dhe kërkoi një numër llogarie për të depozituar 50 euro për të dëmtuarit nga tërmeti. Mbase, asaj nuk i mjaftonin paratë as për ilaëet kundër kancerit, por zemrës së saj të madhe i mjaftuan për të ndihmuar bashkëkombasit e saj të goditur nga një tjetër kancer i pamëshirshëm – tërmeti.

Ernest Renan shkruan se kombi është referendum i përditshëm. Tërmeti dhe reagimi ndaj tij ishte një referendum kombëtar i shqiptarëve. Ata të Kosovës shkëlqyen në këtë referendum. Ashtu sië kanë shkëlqyer edhe më parë, në rastet e përmbyjteve në Shqipëri. Ashtu sië kanë shkëlqyer qytetarët ë Shqipërisë në vitin 1999, kur hapën dyert dhe zemrat e tyre për mbi 600000 bashkëkombas kosovarë të përndjekur mizorisht nga makineria ushtarako-policore e shtetit serb, duke bërë, sië u shpreh atëherë Presidenti Klinton, që bujaria shqiptare të fitojë mbi barbarinë serbe.

Këto referendume periodike hedhin poshtë si të pathemelta tezat e disa politikanëve dhe analistëve në Tiranë e Prishtinë për të ashtuquajturin “komb kosovar” dhe ndarjen artificiale në “ne” dhe “ata”. Ato dëshmojnë se shqiptarët e ndjejnë njëri-tjetrin si pjesëtar të të njëjtit komb dhe se ëdo përpjekje për zhbërjen e identitetit kombëtar shqiptar, të farkëtuar të paktën, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është e destinuar të dështojë.

Është detyrë e administratave tona shtetërore, në të dy anët e kufirit, që të vetëdijësohen për këtë realitet dhe, në përshtatjte të plotë me të, të ndërtojnë strategjitë dhe politikat e sigurisë, ato ekonomike, financiare, tregtare, energjitike, doganore, turistike, shoqërore dhe kulturore. Strategji dhe politika të unifikuara kombëtare shqiptare. Jemi dhe do të jemi një!
Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave!
Shërim të shpejtë të lënduarve! Jam i bindur se me ketë solidaritet kombëtar të shfaqur këto ditë, pasojat e këtij tërmeti shkatërrimtar do të tejkalohen shumë shpejt!

Gëzuar Festën e Flamurit, festën që na ka bashkuar, na bashkon dhe do të na bashkojë gjithmonë, si një komb i vetëm dhe i pandarë.

(Islam Lauka ka qenë ambasador i Shqipërisë në Kosovë)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë