Loading…
Tërmeti i dytë me radhë godet Filipinet
  • 23/04/2019 | 17:24

Tërmeti i dytë me radhë godet Filipinet

Derisa filipinasit po vraponin të shpëtonin njerëzit e ngujuar nën një ndërtesë të shembur në Manila kryeqyteti i Filipineve, goditi tërmeti i dytë, transmeton Gazeta Metro.


Tërmeti i dytë ishte me shkallë më 6.4 dhe më i fuqishëm se ai i ditës së djeshme që shkaktoi dëme të mëdha e viktima në kryeqytetin Manila edhe në veri të kryeqytetit.

Seizmologët fillimisht e klasifikuan tërmetin me 6.3 ballë dhe pastaj e zhvlerësuan në 6.1 ballë.

Numri i viktimave ka shkuar në 16 të vdekur dhe më shumë se 100 të lënduar tani në krahinën veriore Pamapanga kanë njoftuar institucionet filipinase.

Tërmeti i dytë goditi ishullin jugor Samar ku edhe pse dridhjet ishin më të rënda dhe tërmeti me shkallë të lartë se ai i të hënës që la viktima. Tërmeti i dytë shkaktoi dëme dhe shkaktoi panikë në popullatë, ku raportuan për lëndime të dhjetë personave por jo viktima./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë