Loading…

Tërmeti i fuqishëm në Turqi: Shkon në 6 numri i të vdekurve

  • 24/01/2020 | 21:44

Tërmeti i fuqishëm në Turqi: Shkon në 6 numri i të vdekurve

Tërmeti i fuqishëm prej 6,8 shkallë të Rihterit që goditi Turqinë, ua mori jetën të paktën gjashtë personave, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Brendshëm turk siç raportojnë mediat e huaja, ka deklaruar se derimë tani kanë ndërruar jetë 6 persona dhe 2 persona janë plagosur rënd, ndërkohë që 10 ndërtesa raportohet si të shkatërruara.

Qyteti Elazığ në lindje të Turqisë është goditur nga një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti është regjistruar me magnitude prej 6.8 ballë në distriktin Sivrice të qytetit Elazığ rreth orës 20.55 sipas orës lokale.

Pas goditjes kryesore janë regjistruar edhe 2 lëkundje të tjera njëra me magnitudë 5.4 dhe tjetra 3.3.

Tërmeti është ndier deri në Siri dhe Irak./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë