Loading…

Tërmeti i tmerrshëm në Turqi: Shkon në 12 numri i të vdekurve, 225 të lënduar

  • 24/01/2020 | 22:39

Tërmeti i tmerrshëm në Turqi: Shkon në 12 numri i të vdekurve, 225 të lënduar

Një tërmet i fuqishëm prej 6,8 shkallë të Rihterit ka goditur pjesën lindore të Turqisë, ku si pasojë e lëkundjeve të mëdha kanë humbur jetën 12 persona dhe 225 tjerë janë lënduar, shkruan Gazeta Metro.


Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 120 kilometra në verilindje të Gaziantep, në një thellësi prej dy kilometrave. Më së shumti është goditur provinca Elazig, e dridhjet janë ndjerë edhe në Irak, Siri, Izrael dhe Liban.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti është regjistruar me magnitude prej 6.8 ballë në distriktin Sivrice të qytetit Elazığ rreth orës 20.55 sipas orës lokale.

Pas goditjes kryesore janë regjistruar edhe 2 lëkundje të tjera njëra me magnitudë 5.4 dhe tjetra 3.3.

Tërmeti është ndier deri në Siri dhe Irak./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë