Loading…

Tërmeti në Turqi: Ambasada e Kosovës ka një njoftim për kosovarët që jetojnë në Izmir

  • 30/10/2020 | 16:52

Tërmeti në Turqi: Ambasada e Kosovës ka një njoftim për kosovarët që jetojnë në Izmir

Ambasada e Kosovës në Turqi, ka lëshuar një njoftim për qytetarët që jetojnë në Izmir, në vendin ku u godit nga një tërmet i fortë. Ambasada ka publikuar numrat e telefonit ku mund të kontaktojnë shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen në rajonin e Izmirit, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada e Kosovës në Ankara  ka bërë me dije se kosovarët që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Konsullatën e Nderit në Izmir, Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll dhe Shërbimin Konsullor në Ankara.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë.

Ministri i brendshëm i Turqisë tha se gjashtë ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan.

Sipas mediave atje, janë raportuar se katër viktima janë konfirmuar në Izmir nga tërmeti prej 6.6 shkallësh që e goditi Turqinë Perëndimore.

Përpos viktimave, vetëm në këtë qytet u raportuan edhe 120 persona të lënduar. Lajmin e bëri të ditur Agjencia shtetërore e Fatkeqësive.

Më poshtë keni njoftimin e Ambasadës së Kosovës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë