Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë shkaktoi vdekje të shumta, por edhe dëme të mëdha materiale, shkruan Gazeta Metro.
Tashmë, siç njofton BBC, të paktën 2,300 njerëz tani janë konfirmuar të vdekur.
Numri i të vdekurve në Turqi nga tërmeti i mëngjesit të sotëm është rritur sërish në 1,498, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.
Numri i kombinuar i të vdekurve nga tërmeti fillestar në Turqi dhe Siri tani është në më shumë se 2,300 pasi 810 persona u konfirmuan të vdekur në Siri, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Ndërsa CCN, njoftoi se Turqia mbyll shkollat në mbarë vendin për një javë
Të gjitha shkollat në mbarë vendin në Turqi do të mbyllen për një javë për shkak të tërmeteve të fundit, njoftoi të hënën ministri turk i arsimit Mahmut Özer.
Tërmeti i fuqishëm që goditi këto dy vende ishte me magnitudë 7.8. /gazetametro.net