Loading…

Tërmeti shkund Bosnjën

  • 30/06/2022 | 09:01

Tërmeti shkund Bosnjën

Një tërmet i fortë e ka tronditur Bosnjë e Hercegovinën para disa minutash. Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) raportoi se magnituda e tërmetit ishte 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe tërmeti u regjistrua rreth orës 08:07, 10 kilometra nga Siroki Brijeg dhe 24 nga Mostari.


Shumë qytetarë të BeH raportuan virtualisht se tërmeti u ndje në Sarajevë, Zenicë, Visoko, Kakanj, Trebinje, Magla. Siç raportojnë mediat në rajon, tërmeti u ndje edhe në Kroaci, më saktë në Split, Dubrovnik dhe Makarska.

“Gjithçka po dridhej”, “Vazhdoi për dhjetë sekonda”, “Sapo ndjeva një dridhje”, “Në Sarajevë ndjeva një dridhje dy herë, e para ishte më e lehtë, më pas pati një dridhje më të fortë”. Këto ishin vetëm disa nga komentet e qytetarëve që e ndjenë tërmetin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë