Loading…

Tërmkolli: A po shkon Maqedonia e Veriut drejt ç’njohjes së Kosovës dhe largimit nga NATO

  • 06/11/2021 | 23:45

Tërmkolli: A po shkon Maqedonia e Veriut drejt ç’njohjes së Kosovës dhe largimit nga NATO

Ish deputetja Melihate Tërmkolli, ka reaguar rreth koalicionit të mundshëm për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, duke shtruar pyetjes se a po shkon ky shtet drejt çnjohjes së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Tërmkolli përmes një postimi në Facebook, tha se pas dorëheqjes kryeministrit Zaev, një koalicion i mundshëm i VMRO-DPMNE me opozitën shqiptare dhe të majtën në Maqedoninë e Veriut rrezikon seriozisht raportet me Kosovën dhe me NATO-n, përderisa programi i tyre është ç’njohja e Kosovës shtet dhe largimi nga NATO.

Ajo tutje shtoi se bashkimi i partive opozitare shqiptare në këtë koalicion përbën shqetësim për interesat e Kosovës dhe shqiptarëve.

Reagimi i plotë:

Pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev, një koalicion i mundshëm i VMRO-DPMNE me opozitën shqiptare dhe të majtën në Maqedoninë e Veriut rrezikon seriozisht raportet me Kosovën dhe me NATO-n, përderisa programi i tyre është ç’njohja e Kosovës shtet dhe largimi nga NATO. Bashkimi i partive opozitare shqiptare në këtë koalicion, veçanërisht me të majtën atje, përbën shqetësim serioz për interesat e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Luftimi i Ali Ahmetit nuk guxon të shëndërrohet në dëmtimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe as të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë