Deputetja e LDK-së Melitahet Tërmkolli e ka quajtur seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, seancë pallavër. Kjo pasi sipas saj, shumica mund të thërras seanca sa herë të dëshiron
Deputetja Tërmkolli ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin se e ka shndërrua Kuvendin e Kosovës në paçavër.
Sipas deputetes Tërmkolli, nga kjo seancë po tentohet të përfitohet politikisht. Ajo ka kërkuar që të zbulohet e vërteta e vrasjes së Astrit Deharit.
“Na duhet e vërteta, drejtësia dhe përgjegjësia se pse ka vdekur Astrit Dehari”, ka thënë Tërmkolli para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.