Loading…

Tërmkolli: Secila parti i ka 1.500 euro për sondazh

  • 22/03/2017 | 21:46

Tërmkolli: Secila parti i ka 1.500 euro për sondazh

Sondazhi i publikuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas të cilit kjo parti del e para në vend me 26 për qind, po vlerësohet si manipulim dhe maltretim për qytetarët. Së paku kështu e sheh deputetja e LDK’së, Meliahte Tërmkolli.


“Me thënë të drejtën unë nuk kisha fol për sondazhe hiç, sepse manipulimet në këtë vend thjeshtë nuk kanë fund. Përpjekja e vazhdueshme vetëm me manipulu pa pardon, pa i zgjedhur mjetet është e rëndë, është maltretim për qytetarët. Po të ishte ndonjë sondazh më i pavarur, sepse në Kosovë nuk ka, edhe mund të bisedohej, por këto që dalin nga partitë që nuk e kanë fshehur që i kanë bë vet, e kanë bë vet dhe veten e paraqesin të parët”, ka thënë ajo.

Tërmkolli është shprehur se është më mirë t`iu rikthehet zgjidhjes së problemeve me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës. Derisa, ajo ka shtuar se secila parti mund t`ia bëj qefin vetes duke publikuar sondazhe si ai i Vetëvendosjes.

Kështu ka deklaruar për “Indeksonline” deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

“Secila parti mund të dalë me sondazhe dhe t`ia bëj vetit qefin duke thënë “ne jemi të parët”, sepse  nga 1 mijë e 500 euro si Vetëvendosje, i ka secila parti. Por është mirë me iu kthy problemeve të cilat i kemi dhe me u gjet zgjidhje, e mos me u hutu pas sondazheve. Duhet të punohet, sepse askush nuk po punon”, ka thënë tutje Tërmkolli.

Lidhur me sondazhin e LVV kanë reaguar edhe anëtarë të partive tjera politike si PDK, Nisma e AAK, për të cilët rezultatet e këtij sondazhi nuk janë reale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë