Loading…
Termocentrali i ri ‘Kosova e Re’ shpenzon ujë më pak se dy termocentralet e vjetra të Kosovës bashkë
  • 17/07/2019 | 17:17

Termocentrali i ri ‘Kosova e Re’ shpenzon ujë më pak se dy termocentralet e vjetra të Kosovës bashkë

Termocentrali Kosova e Re do të furnizohet me ujë të papërpunuar nga Ibër-Lepenci, sipas Marrëveshjes për Furnizim me Ujë, thuhet në njoftimin e ri të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik rreth sektorit energjetik në Kosovë dhe termocentralit të ri, që vendit pritet t’i sjellë pavarësi energjetike dhe mjaftueshëm kapacitete për furnizim të rregullt me energji elektrike, shkruan Gazeta Metro.

‘Minimizimi i konsumit të ujit është një aspekt i rëndësishëm i dizajnit të termocentralit. Kosova e Re përdor teknologji tejet kritike, efiçiencë prej më shumë se 42% dhe teknologjinë më të fundit për trajtimin e ujit. Që të gjitha do t’ia mundësojnë këtij termocentrali që të konsumojë më pak ujë sesa që konsumohet aktualisht nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B’, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndryshe, përmes të njejtës broshurë MZHE njofton se Qeverisë së Kosovës i duhet të angazhojë inxhinierin e pavarur, për t’u siguruar se të gjitha kushtet e marrëveshjeve si dhe të gjitha obligimet që derivojnë nga dispozitat ligjore të aplikueshmë në Kosovë dhe direktiva e Bashkimit Evropian do të jetësohen plotësisht.

Përvec aktiviteteve direkte që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’, inxhinieri i pavarur do të mbikqyrë edhe zbatimin e standardeve mjedisore dhe sociale të zbatueshme për termocentralin dhe një numër aktivitetesh tjera.

Në të njejtën broshurë, MZHE sqaron se hiri dhe fjollat e hirit të termocentralit të ri do të transportohen në përputhje me teknikat më të mira në dispozicion dhe deponimi i tij nuk do të shkaktojë fare ndotje.

‘Mënyra e deponimit do të jetë e atillë që ta sigurojë se nuk ka rrezik nga shkarkimet në mjedisin gjatë jetëgjatësisë së impiantit, në cdo rast duke e përdorur një membranë të papërshkueshme për ta mbajtur hirin’, thotë broshura e Ministrisë.

Ndryshe, sipas paralajmërimeve, termocentrali i ri i Kosovës do të ndërtohet bazuar në teknikat më të mira të mundshme dhe në vend sjellë teknologjinë më moderne të termocentraleve, në përputhje me standardet më të ashpëra Evropiane mejdisore dhe kësisoji, dukshëm do të zvogëlojë ndotjen.

Termocentrali do të fillojë prodhimin në vitin 2023, atëherë kur edhe bëhet mbyllja e termocentralit të stërvjetërruar Kosova A, i ndërtuar në vitet e 60-ta. Në mungesë të termocentralit të ri, Kosova rrezikon të mbesë pa energji elektrike./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë