Loading…

Termokosi faturoi njësoj qytetarët për 6 muaj, përkundër dallimeve në shpenzime

  • 14/04/2017 | 20:21

Termokosi faturoi njësoj qytetarët për 6 muaj, përkundër dallimeve në shpenzime

Nga nëntori deri në mars, qytetarëve të kryeqytetit, që ngrohen nga Termokosi, u faturohet shuma përafërsisht e njëjtë çdo muaj.


Dallimi i vetëm është për shkak të numrit të ditëve, varësisht nga muaji, e jo për shkak të sasisë së energjisë së shpenzuar.

Megjithëse janë të kënaqur me ngrohjen që u ofrohen, konsumatorët thonë se dallimi në pagesë duhet të bëhet në bazë të sasisë së energjisë termike që u ofrohet.

Sipas tabelës së shpenzimit të energjisë për këtë sezon, Termokosi, gjatë muajve dhjetor dhe janar, ka shpenzuar 248 mijë respektivisht 239 mijë euro për energji termike.

Ndërsa në muajt më të ngrohtë ka shpenzuar më pak: në nëntor 191 mijë euro, në shkurt 173 mijë euro, në mars 163 mijë euro, ndërsa në dy gjysmat e muajve, tetor e prill, nga afërsisht 65 mijë euro.

Dallimi mes muajit të plotë me më së shumti shpenzime dhe atij me më së paku shkon në 85 mijë euro.

E me gjithë shpenzimet më të vogla gjatë këtyre muajve, ky dallim nuk ka vlejtur për qytetarët, të cilët megjithëse janë ngrohur më pak e kanë paguar njëjtë.

Por në Termokos nuk kanë qenë të gatshëm të flasin para kamerës, e as nuk kanë dhënë sqarime se pse qytetarët detyrohen të paguajnë njëjtë kur shpenzojnë me pak.

Sqarime rreth kësaj çështjeje nuk ka dhënë as Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e cila cakton çmimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë