Loading…

Tërnava i drejtohet Kurtit për shaminë: Shfuqizojeni udhe resën administrative

  • 05/08/2022 | 12:26

Tërnava i drejtohet Kurtit për shaminë: Shfuqizojeni udhe resën administrative

Kreu i Bashkësisë Islame i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që ta shfuqizojë një urdhërese administrative për lejimin e shamisë në institucione publike. Sipas tërnavës kjo kërkesë është e BIK dhe e besimtarëve myslimanë.


Kurti  në të kaluarën kishte thënë se partia e tij  nuk e ka në program ndalimin e mbulesës duke thënë se grave të moshës madhore u takon vetë të vendosin se a duhet të bartin shami a jo.

Përveç Kurtit, Tërnava ka kërkuar edhe nga MASHT që të veprojnë.

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë.

Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë.

Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”, thuhet në kërkesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë