Anëtarësimi i Kosovës në Organiztën e Kombeve të Bashkuara siç duket është brengë edhe për Kryetarin e Bashkësisë Islmane në Kosovë, Naim Tërnavën. Ai në konferecën e organizuar nga ‘’Myslimanët Shqiptarë në Ballkan’’, tha se ka kërkuar përkrahje nga Liga Botëroe e Myslimanëve për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Ai tha se gjatë takimeve që pati me të dërguarit nga Liga Botërore e Myslimanëve, temë diskutimi ka qenë ndikimi i kësaj lige tek vendet myslimane për ta njohur shtetësinë e Kosovës sa më parë.
Myftiu Tërnava në konferencë bëri të ditur se ka kërkuar përkrahje nga Liga Botërore e Myslimanëve për ta mbështetur shtetin e Kosovës të futet në Organizata Ndërkombëtare siç është ajo e OKB-së.
Në këtë konferencë përveç Myftiut Tërnava ishte i pranishëm edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli i cili tha “Feja islame është shumë e rëndësishme, prandaj, të gjithë ne, së bashku, nuk do ta lëmë atë në duart e injorantëve, fanatikëve dhe abuzuesve kushdoqofshin ata./gazetametro.net