Raportuesi Evropian për Kosovën, Riho Terras, në vazhdën e vizitës ka vazhduar takimet edhe me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së Ardian Gjini, transmeton Gazeta Metro.
Terras ka publikuar fotografi nga secili takim.
Ai përmes një postimi ka bërë të ditur se e ka inkurajuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të tregohet “burrështetas për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e Presidentit”.
Terras poashtu ka deklaruar troç se Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme për të ecur përpara në rrugëndrejt BE-së./gazetametro.net
Met with LDK Chairman @LumirAbdixhiku and AAK Chairman @Ardiangjini
I encourage PM @albinkurti to show statesmanship to build a functioning coalition & secure the election of the President.#Kosovo needs stable institutions to advance on 🇪🇺 path.@eu_enlargement_ @Europarl_EN pic.twitter.com/t5RrzQ9JMs— Riho Terras (@RihoTerras) July 7, 2026
Terras i prerë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma