Loading…

Territori i Kosovës vështirë i matshëm

  • 26/12/2016 | 08:52

Territori i Kosovës vështirë i matshëm

Objektivat e kryeministrit, Isa Mustafa, për matjen e territorit të vendit, dikush po mendon se vështirë do të arrihen.

Madje profesori i Hartografisë, Florim Isufi, ka dyshime nëse do të japin një rezultat të drejtë.

Sipas Isufit ekzistojnë dy lloj mënyra që të behët matja e territorit.

Njëra është me matje në terren, derisa tjetra, softuerike me anë të programeve të ndryshme kompjuterike.

E para sipas tij është vështir e realizueshme pasi kërkon staf të madh po edhe kohë të gjatë.

Veç kësaj, Isufi vlerëson se edhe vendosja e pikave nëpër brezin kufitar me Serbinë do të ishte çështje problematike kur merren parasysh problemet kufitare që Kosova ka me shtetin fqinjë, shkruan Klan Kosova.

E profesori që ka përvojë të gjatë në matje kadastrale thotë se as opsioni i dytë nuk sjelle një rezultat të kënaqshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë