Sulmet me rakete u kryen disa orë pasi që eprori i organizatës terroriste Xhihadi Islamik i Palestinës ishte vrarë nga Forcat Ajrore të Izraelit në veri të Rripit të Gazës, transmeton Gazeta Metro.
Më shumë se 70 raketa janë lëshuar nga Gaza drejt Izraelit qendror dhe jugor të premten mbrëma, pasi që dronët izraelitë kishin goditur disa caqe terroriste në Gaza, ku vranë liderin e Xhihadit Islamik si dhe 12 pjesëtarë të grupit.
Sirenat u dëgjuan në disa qytete izraelite pasi. Shumica e raketave ishin pritur nga ‘Mburoja e Hekurt’ e Izraelit duke i rrëzuar. Izraeli është kundërpërgjigjur duke goditur caqe shtesë të njohura se i takojnë infrastrukturës së grupit terrorist.
במערכת הביטחון מעריכים: לפחות 40 רקטות שוגרו מעזה עד כה, 30 מהן יורטו • צה”ל ממשיך לתקוף יעדים של הג’יהאד האסלאמי@ItayBlumental #השבוע pic.twitter.com/pIpzEedysu
— כאן חדשות (@kann_news) August 5, 2022
Nuk ka raporte për viktima dhe organizata terroriste mori përsipër përgjegjësinë për sulmet me raketa.
תיעוד: יירוטים של רקטות שנורו מרצועת עזהhttps://t.co/jTffYBixuW@NOFARMOS
(צילום: ירין אזולאי) pic.twitter.com/61KafBgrib— כאן חדשות (@kann_news) August 5, 2022
Të premten në mbrëmje, kryeministri në detyrë i Izraelit Yair Lapid dhe ministri i mbrojtjes Benny Gantz thanë se sulmet që kreu Izraeli sot ishin parandalim i një sulmi të madh terrorist që po planifikohej nga Xhihadi Islamik pas arrestit të liderit të tyre të hënën në Bregun Perëndimor.
Tjetra organizatë terroriste në Gaza, Hamas, nuk merr pjesë në luftimet e fundit me Izraelin dhe po tenton të qetësojë situatën me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Katarit.
Këtë javë një lider i Xhihadit Islamik kishte vizituar Teheranin dhe ishte pritur nga presidenti iranian Ebrahim Raisi./gazetametro.net