Forcat e Mbrojtes së Izraelit (IDF) identifikuan dhe eliminuan operativët terroristë të Hezbollah afër trupave të tyre në jug të Libanit ku shënjestruan rreth 120 caqe këtë fundjavë, Mes tyre ishin pika komanduese, depo armatimi dhe objekte të tjera të shfrytëzuara nga ta për sulme, transmeton Gazeta Metro.
Sipas IDF disa raketa ishin lëshuar si të premten ashtu edhe të shtunën në drejtim të forcave izraelite në jug të Libanit dhe në veri të Izraelit. Një prej tyre u rrëzua para se të godiste ndërsa të tjerat nuk goditën caqet.
Edhe të premten Hezbollah shënjestroi trupat izraelite me drone dhe raketa që ranë në terren të hapur pa shkaktuar dëme në material dhe personelin ushtarak izraelit.
Armëpushimi i shpallur mes qeverive të Izraelit dhe Libanit nuk po respektohet nga organizata vasale e regjimit terrorist islamist në Teheran. Izraeli tashmë ka vendosur zonë kontrolli brenda territorit dhe ujërave bregdetare libaneze për të parandaluar sulmet e Hezbollah ndaj civilëve në veri të Izraelit që ka vazhduar që nga tetori i 2023’së kur grupi terrorist ju bashkua sulmit të organizatës terroriste palestineze Hamas ndaj Izraelit./gazetametro.net
The IDF says it killed Hezbollah operatives identified near troops in southern Lebanon, as well as struck and destroyed some 120 Hezbollah sites over the weekend.
The targets included command centers where members of the terror group were operating, weapon depots, and other… pic.twitter.com/cOFQM40RVm
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) May 2, 2026