Një nga terroristët më të njohur të shtetit islamik ISIS, i cili vjen nga qyteti i Kaçanikut të Kosovës, Lavdrim Muhaxheri, ka lënë dy fëmijë në Siri, transmeton Gazeta Metro.
Terroristi kosovar i vrarë nga forcat amerikane në Siri, ka lënë pas vetës edhe dy fëmijë të gjallë të cilët gjenden në kampin Al Hawl që ndodhen në Siri.
Mbrëmë televizioni shqiptar, A2 CNN ka publikuar listën me emrat e shtetasve shqiptarë në këtë kamp, në këtë listë ndodhen edhe shumë fëmijë nga Kosova, e në mesin e tyre figurojnë emrat edhe të dy fëmijëve të terroristit, Lavdrim Muhaxheri.
Abdullah Lavdrim Muhaxheri dhe Hatixhe Lavdrim Muhaxheri janë emrat e fëmijëve që gjenden në listen prej rreth 80 personave të cilët ndodhen në kampin Al Hawl në Siri.
Lavdrim Muhaxheri është vrarë më 8 qershor 2017 në Siri. Në Kosovë ai nuk ka qenë i martuar. Sipas informacioneve të publikuara në A2 ai është martuar në Siri dhe nga martesa e tij ai ka lënë dy trashëgimtarë, një vajzë e një djalë../gazetametro.net