Loading…

Terrorizmi e keqe që duhet ta luftojmë bashkë

  • 11/12/2016 | 12:04

Terrorizmi e keqe që duhet ta luftojmë bashkë

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Turqi.

“Sulmi mizor në Stamboll dëshmoi edhe një herë se terrorizmi është një e keqe që kërcënon mbarë njerëzimin dhe kërkon angazhimin e të gjithëve për ta luftuar.”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ai tutje ka shprehur ngushëllime për viktimat e këtij sulmi, numri i këtyre të fundit deri më tani ka shkuar deri në rreth 40, shkruan gazetametro.net

“Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova ndodhet përkrah Turqisë në këto momente të vështira dhe do vazhdojë ta japë maksimumin e kontributit në kuadër të frontit kundër terrorizmit.”, ka përfunduar ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë