Loading…

Terrorizohet 38-vjeçarja në mes të rrugës në Vushtrri, katër persona të maskuar ia mbyllin gojën dhe ia grabisin telefonin

  • 27/05/2022 | 13:31

Terrorizohet 38-vjeçarja në mes të rrugës në Vushtrri, katër persona të maskuar ia mbyllin gojën dhe ia grabisin telefonin

Jo rrallëherë raportohen raste të grabitjeve, që po shkaktojnë frikë e pasiguri të madhe te qytetarët. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku një 38-vjeçare është terrorizuar në mes të rrugës nga katër persona të maskuar.


Burimet e Sinjalit thonë se rasti ka ndodhur derisa viktima ka qenë rrugës për në shtëpi, kur katër persona të panjohur ia zunë pritën dhe e ndalën në mes të rrugës, duke ia mbyllur gojën, me ç’rast ia kanë grabitur një telefon, vlera e të cilit është mbi 1 mijë euro.

Pasi u përballë me grabitësit, 38-vjeçarja e shqetësuar, e ka denoncuar rastin në Polici, ku e ka përshkruar në detaje se si e ndalën të dyshuarit në mes të rrugës, ku përveç telefonit, ia morën edhe një qese me gjësende.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “grabitje” dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë