Loading…

Terry i ofron mbështetje Chelseat për finalen ndaj Liverpool: Nëse dikush mundet, ne mundemi

  • 14/05/2022 | 10:44

Terry i ofron mbështetje Chelseat për finalen ndaj Liverpool: Nëse dikush mundet, ne mundemi

Legjenda e Chelseat, John Terry përmes një postimi në Twitter i ka uruar fat ish-klubit të tij në finalen e sotme kundër Liverpool në kuadër të FA Cup e cila do të luhet në ‘Wembley’ me fillim nga ora 17:45, transmeton Gazeta Metro.


Liverpool dhe Chelsea takohen sot për herë të katërt brenda këtij edicioni, në kuadër të finales së FA Cup. Kjo është edhe finalja e dytë e dy skuadrave këtë stinor pasi që edhe në Carabao Cup kishin qenë kundërshtar, ku në fund triumfoi Liverpool.

Pak çaste më parë ish-mbrojtësi i Chelseat, John Terry i ka dhënë përkrahje lojtarëve të skuadrës për këtë duel mjaft të vështirë.

Ai ka shkruar: ”Fat të mirë Chelsea. Liverpooli është një ekip i mirë dhe e ka treguar këtë gjatë gjithë sezonit, por nëse dikush mundet, ne mundemi, ne kemi nevojë për të gjithë për një njeri sot për të prodhuar kur ka vërtet rëndësi, kjo është ajo që ne dhe ju keni bërë për vite në këto finale të mëdha.”

‘Blutë e Londrës’ sot mund të shtojnë në vitrinë edhe trofeun e nëntë të tyre në FA Cup, ndërsa vlen të theksohet se janë ekipi i tretë me më së shumti kupa në kompeticionin më të vjetër në botë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë