Loading…

Test: Nëse i zgjidhni këto gjëegjëza për 5 minuta, quajeni veten gjeni

  • 22/01/2021 | 19:52

Test: Nëse i zgjidhni këto gjëegjëza për 5 minuta, quajeni veten gjeni

Shkencëtarët thonë se si çdo muskul tjetër edhe truri ka nevojë për stërvitje, prandaj gjëegjëzat janë një formë shumë e mirë për t’u shkathtësuar.


Vetëm një mendje e formuar mirë dhe që punon shpejt mund t’i zgjidhë enigmat pa humbur shumë kohë. Nëse po merreni me telefonin, shfrytëzojeni siç duhet kohën dhe gjeni gjëegjëzat më poshtë!

1.Sa më shumë bën, aq më shumë lë pas. Çfarë është?

2.A mund të thoni tre ditë rresht pa përdorur fjalë si: e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë, e diel?

3.Një doktor dhe një shofer ishin të dy shumë të dashuruar me një vajzë të quajtur Ema. Shoferi i autobuzit duhet të shkonte në një udhëtim të gjatë pune për 1 javë. Para se të nisej, ai i dha Emës 7 kokrra mollë. Pse?

4.Çfarë përmendet 1 herë në minutë, 2 herë në moment dhe asnjë herë në 100 vjet?

5.Përdoret vetëm kur është e thyer. Ç’është?

6.Unë transformoj 1 njeri në 2. Çfarë jam?

7.Unë jam diçka që njerëzit e duan dhe e urrejnë. Ndryshoj mendësinë dhe fytyrat e njerëzve. Edhe nëse ju përpiqeni të më fshihni, unë sërish dukem. Sado të mundoheni për të më ndaluar, unë vetëm eci para. Çfarë jam?

8.Ç’është diçka që ka shumë çelësa, por s’hap kurrë asnjë derë?

9.Sa mollë mund të hajë dikush me stomakun bosh?

Ok, nuk e dimë nëse u dorëzuat apo i gjetët të gjithë, por sidoqoftë përgjigjet i keni më poshtë:

1.Hapat.

2.Dje, sot, nesër.

3.Sepse një mollë në ditë e mban doktorin larg Emës.

4.Gërma “M”.

5.Veza.

6.Pasqyra.

7.Mosha

8.Piano.

9.Vetëm 1 pasi pas saj stomaku s’do të jetë më bosh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë