Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se vlerësimi nga testi “PISA” do t`i mobilizojë ata, njofton Klan Kosova.
“Duhet të krijojmë gjithsesi mundësi që të kemi rezultate më të mira në vitet që vijnë” ka thënë kryeministri
Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve të arsimit fillor, i njohur ndryshe si “PISA”, ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 70 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.
Në këtë test u matën njohuritë e nxënësve në fushën e leximit, matematikës dhe shkencës.