Tipare ose sjellje të ndryshme të njeriut, në shikim të parë të parëndësishme, mund të tregojnë shumë rreth karakterit të një personi.
Nëse jemi të vëmendshëm, përmes këtyre gjesteve të vogla mund t’i njohim më mirë njerëzit që na rrethojnë.
Mënyra sesi njerëzit qeshin dhe i shprehin emocionet që ndjejnë
Kur dikush qesh sinqerisht, rrudhat shfaqen rreth buzëve dhe syve, por kur qeshim me zor rrudhat na shfaqen vetëm rreth buzëve. Kur njerëzit pushtohen nga emocione të forta, sytë e tyre përloten dhe detyrohen të përbihen më shpesh. Nëse vetëm njëra nga këto shprehje mungon, emocionet e njerëzve nuk janë edhe aq të sinqerta sa mund të keni menduar.
Mënyra sesi njerëzit përshëndesin të tjerët
Një shtërgim dore i sigurt dhe i fuqishëm tregon se personi në fjalë është njeri i hapur e që pëlqen t’i shprehë qartë emocionet e tij. Nëse bashkëbiseduesi ua vendos dorën në shpatull gjatë bisedës, ai ose vërtetë ju do ose është manipulues i madh.
Sa shpesh e kontrollon celularin
Sa më shpesh që njeriu kontrollon telefonin e tij, aq më e madhe është gjasa që ai të ndihet në depresion.
Si bëjnë selfie
Njerëzit që janë shumë seriozë ose të përgjegjshëm rrallë postojnë fotografi online që tregojnë lokacionin e tyre ose atë çfarë po bëjnë.
Si sillen në tavolinën e bukës
Njerëzit që copëtojnë ushqimin në copa të vogla kanë tendenca të kërkojnë marrëdhënie afatgjata dashurie dhe duan të jetojnë jetën të planifikuar, ndërkohë ata që i përziejnë të gjithë përbërësit e ushqimit kanë personalitet të fortë. Kush ha shpejt është më i përgjegjshëm dhe më i respektuar në vendin e tij të punës, kurse ata që hanë ngadalë jetojnë në të tashmen dhe përpiqen ta shijojnë jetën.
Për çfarë tema flasin
Nëse një person përdor shpesh fjalën “unë” gjatë tregimit të një ndodhie, ka shumë gjasa që po tregon të vërtetën. Ndërkohë, nëse përdor shpesh fjalën “ne”, tregon se personi i caktuar është shumë i lidhur me rrethin e tij shoqëror.
Çfarë kafe preferojnë
Espreson e preferojnë liderët, kurse ata që ndjekin urdhrat e liderëve kanë tendenca të porosisin double-espresso. Llate makiato zakonisht preferojnë ata që e kanë të vështirë të marrin vendime, kurse kafenë e zezë e marrin ata që jetojnë brenda rutinës.
Drejtimi që shikojnë derisa pinë
Ata që shikojnë në fund të filxhanit janë të matur dhe të fokusuar, kurse ata që i mbyllin sytë kur pinë janë nën stres ose dhimbje dhe po kërkojnë mënyra për tu qetësuar. /gazetametro.net