Garës për të parin e Drenasit do t’i hyjnë gjithsej tetë kandidatë, pesë nga ata që përfaqësojnë një parti politike dhe tre kandidatë të pavarur.
Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit ka përfunduar dje (e enjte) në fund të ditës.
Përmes një komunikate për media Komisioni Zgjedhor Qëndror bënë të ditur se KQZ ka vendosur edhe për kufizimin e shprenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike, duke u mbështëtur në numrin e votuesve sipas listës preleminare të Regjistrit Civil.
Sipas Regjistrit Civil numri i votuesve të regjistruar është 52 mijë e 963.
Sipas vendimit të KQZ-së, 26 mijë e 481 euro e 50 cent, janë shpenzimet maksimale për fushatën zgjedhore në Komunën e Drenasit( Gllogocit).
Për këto zgjedhje KQZ, emëroi 6 anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve .
Kujtojmë se zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) do të mbahen më 04 dhjetor 2016./gazetametro.net