Loading…

Tetë mijë tifozë holandezë do të jenë në Tiranë

  • 20/05/2022 | 20:42

Tetë mijë tifozë holandezë do të jenë në Tiranë

Kes Lau, kryetari i përkohshëm i shoqatës së tifozëve, mendon se të paktën 4000 tifozë të Fejenordit do të jenë të pranishëm javën e ardhshme në kryeqytetin shqiptar, pa pasur një biletë për finalen e Ligës së Konferencës kundër Romës.


“Për ndeshjen në stadiumin relativisht të vogël me një kapacitet prej 21 mijë spektatorësh, zyrtarisht janë në dispozicion vetëm 4 mijë bileta për mbështetësit e të dy finalistëve.

Në total, rreth 8 mijë tifozë holandezë do të jenë në Tiranë”, mendon Lau. Biletat- Ai është në kontakt të ngushtë me palët e përfshira në organizimin e ndeshjes, dhe shprehet se ndoshta disa qindra tifozë të Fejnordit do të arrijnë të marrin biletat në vend. “Ju shihni se çmimet në tregun e zi bien ndjeshëm.

Javën e kaluar kanë kërkuar 3000 euro për një biletë. Tani nëse jeni me fat, mund të blini një për 500. Mendoj se ka shumë njerëz që janë të gatshëm ta paguajnë atë shumë parash”. KUJDESI- Ai u bën thirrje tifozëve të jenë të kujdesshëm.

“Ju i blini ato bileta nga njerëz që mund të mos kenë gjithmonë qëllimet më të mira për ju. Kam dëgjuar raporte se shumë bileta kanë rënë në duart e shqiptarëve të pasur, ndoshta edhe të spekulantëve, të cilët duan të përfitojnë një avantazh të konsiderueshëm financiar.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë