Loading…

Tetë muaj burg për ish-drejtorin e Ramadan Mujës

  • 06/12/2016 | 19:44

Tetë muaj burg për ish-drejtorin e Ramadan Mujës

Ish-drejtori i Inspektoratit në Prizren, Nysret Durmishi është dënuar me tetë muaj burg efektiv nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ai është dënuar për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj ka konfirmuar dënimin e Durmishit.

“Pala kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit ka bërë ankesë në Gjykatën e Shkallës së Dyt, gjegjësisht në Gjykatën e Apelit, dhe e njëjta e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit”, tha Kicaj, shkruan PrizrenPress.

Sipas saj, me kërkesën e palës lënda, lënda është dërguar në Gjykatën Supreme për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Nysret Durmishi ka qenë drejtor i Inspektoratit në mandatin e parë të Qeverisë së Ramadan Mujës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë