Loading…

Tetëvjeçarja kosovare i shkruan letër Vucic’it, impresionohet ambasadorja kosovare në SHBA (Foto)

  • 24/07/2017 | 15:19

Tetëvjeçarja kosovare i shkruan letër Vucic’it, impresionohet ambasadorja kosovare në SHBA (Foto)

Një vajzë tetëvjeçare nga Kosova e quajtur Alisa Qirezi, i ka shkruar një letër presidentit serb Aleksandar Vucic, pasi ka dëgjuar një deklaratë të këtij të fundit në televizor. Kjo letër ku vajza e vogël i kërkon presidentit serb që të mos e fsheh fajin por ta pranojë atë, është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila i ka bërë një përshkrim në anglisht, sigurisht si mesazh për kolegët e saj diplomat, nga e gjithë bota.  


Ambasadorja Çituaku duke folur për letrën e tetëvjeçares nga Kosova, ka thënë se ajo ka lindur një vit pasi Kosova shpalli pavarësinë, dhe ajo ka lindur për të qenë e barabartë dhe qytetare krenare e Republikës së saj, përcjellë gazetametro.net.

“Ajo është e guximshme, e zgjuar dhe nuk ndihet inferiore ndaj askujt. Dy javë më parë ajo i shkroi një letër Presidentit të Serbisë, pasi dëgjoi një deklaratë të tij në TV. Fshehja e krimit është krim më i madh se sa vet krimi”, thotë Çitaku duke cituar fjalët e tetëvjeçares Çirezi, shkruar në letrën për Vucic’in. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë