Loading…

Teuta Haxhiu ‘thumbon’ Kurtin e Bislimin për harxhimet e tepërta: Rreth 2 mijë euro i shpenzuan për dy ditë në Bruksel

  • 08/06/2021 | 18:34

Teuta Haxhiu ‘thumbon’ Kurtin e Bislimin për harxhimet e tepërta: Rreth 2 mijë euro i shpenzuan për dy ditë në Bruksel

Zyrtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, thotë se rreth dy mijë euro ka kushtuar vizita dy ditore e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Bruksel, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebook, Teuta Haxhiu ka thënë se rreth 2 mijë euro të taksapagueseve kosovarë, Albin Kurti dhe Besnik Bislimi i kanë harxhuar për dy ditë në Bruksel.

“Natyrisht për akomodim, udhëtim e mëditje (të cilat këta të VV gjithmonë i kanë pas pikë të dobët veçse opozitarizmi iu ka lejuar që topin ta gjuajnë te qeveria”, ka shkruar ajo.

Haxhiu thotë se kjo shumë është mjaft e madhe dhe se shprehet e bindur se qeveria Kurti do të bëjë shumë autogola.

“I mbetet zt. Bislimi që me një “përllogaritje” të shpejt të kalkuloi se sa kifle do të paguheshin me këto mjete për nxënësit tonë”, ka shkruar tutje ajo.

Më poshtë shkrimi i plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë