Loading…

Teuta Krasniqi me dhimbje të madhe kujton Adem Mikullovcin

  • 15/09/2020 | 17:31

Teuta Krasniqi me dhimbje të madhe kujton Adem Mikullovcin

Edhe ngushëllimi i aktores Teuta Krasniqi, për vdekjen e Ademit nuk ka munguar dhe padyshim nuk kishte se si të mos ishte prekës, transmeton Gazeta Metro.


Siç e ka treguar disa herë, për karrierën e Teutës, arsye kryesore ka qenë aktori Ademi Mikullovci.

Përmes postimit të fundit ajo ka zgjedhur me kujdes fjalët për të, të cilat me shumë emocion i shkroi krahas fotografisë.

“Axha Adem, isha vetëm 17 vjeçare kur ma besove një rol në komedinë tende te njohur asokohe. Duke fluturuar nga gëzimi erdha në xhirime. Skena ime ishte bashkë me dy aktoret e mrekullueshme, Xhejlane Godanci dhe Adhurim Demi. Trema e pashpjegueshme… por axha Adem ishte shumë mirëkuptues. Pas përfundimit të xhirimit, axha Adem me dha një zarf, nuk e kisha as idenë pse po ma jep atë zarf, gjëja e fundit që kisha pritur ishte të merrja honorar për punën që sapo bëra dhe ndjehesha që unë duhej të bëja edhe më shume falënderime që po ma plotëson ëndrrën time për t’u bëre aktore, por axha Adem më trajtoj sikur të isha aktore profesioniste. Xhirimet bëheshin në (atëkohë) Hotel “Iliria” dhe nuk do ta harroj kurrë ndjesinë që kisha kur dola nga aty. E lumtur, e përmbushur, sikur fluturoja nga ndjenja që tashmë unë hyra ne mesin e aktorëve që gjithmonë i kisha dashur dhe kisha ëndërruar të luaj me ta. Këtë ëndërr e bëri të mundur axha Adem, i cili me referencë të Adhurimit, më kishte marr në projektin e tij. Për shumë vite tjera vazhdova të jem pjesë e projekteve të axhës Adem, bashkë me kastin e aktorëve më të mirë e të dëshmuar të kohës. I kam thënë shume herë “Faleminderit” por dua ti them prapë . Axha Adem, faleminderit për gjithë çka i dhurove skenës artistike Shqiptare, faleminderit që ma shtove dashurinë për profesionin tonë të shenjtë, faleminderit edhe për barcoletat tua të veçanta që nuk përtoje asnjëherë ti përsërisje vetëm për të na bërë të qeshim. Jemi me fat që të kishim. Pusho i qetë”, ka shkruar Teuta.

Ndryshe, Teuta është duke shijuar momente të mira pranë familjes dhe për momentin nuk ka bërë të ditur se a është e angazhuar në asnjë projekt artistik./gazetametro.net

 

 

View this post on Instagram

 

Axha Adem, isha vetëm 17 vjeçare kur ma besove nje rol ne komedine tende te njohur asokohe. Duke fluturuar nga gezimi erdha ne xhirime. Skena ime ishte bashke me dy aktoret e mrekullueshem, Xhejlane Godanci dhe Adhurim Demi. Trema e paspjegueshme… por axha Adem ishte shume mirekuptues. Pas perfundimit te xhirimit, axha Adem me dha nje zarf, nuk e kisha as idene pse po ma jep ate zarf, gjëja e fundit qe kisha pritur ishte te merrja honorar per punen qe sapo bera dhe ndjehesha qe une duhej te bëja edhe më shume falenderime qe po ma plotëson ëndrrën time për t’u bëre aktore, por axha Adem me trajtoj sikur te isha aktore profesioniste. Xhirimet bëheshin ne ( atëkohë ) Hotel “Iliria” dhe nuk do ta harroj kurr ndjesine qe kisha kur dola nga aty. E lumtur, e përmbushur, sikur fluturoja nga ndjenja qe tashme une hyra ne mesin e aktorëve qe gjithmone i kisha dashur dhe kisha ëndërruar te luaj me ta. Këtë ëndërr e bëri te mundur axha Adem, i cili me reference te Adhurimit, me kishte marr në projektin e tij. Për shumë vite tjera vazhdova te jem pjese e projekteve te axhes Adem, bashkë me kastin e aktorëve me te mirë e të dëshmuar te kohës. I kam thënë shume herë “Faleminderit” por dua ti them prap. Axha Adem, faleminderit per gjithë cka i dhurove skenes artistike Shqiptare, faleminderit që ma shtove dashurinë për profesionin tonë te shenjtë, faleminderit edhe për barcoletat tua të vecanta që nuk pritoje asnjehere ti perserisje vetem për te na bërë te qeshim. Jemi me fat qe te kishim. Pusho i qetë ?

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë